E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy komuna në Lezhë 21 ditë pa energji, banorët bllokojnë zyrat e CEZ

LEZHË- Dy komuna në rrethin e Lezhës, Zejmen dhe Kolsh prej 21 ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Shkak për këtë është bërë djegia e transformatorit, sic deklarojnë banorët.

Të irritur nga kjo situatë, banorët kanë protestuar sot duke bllokuar zyrat e CEZ, deri në zgjidhjen e kësaj situate.

Ndërkohë, sipas të dhënave që vijnë nga Prefektura e Lezhës, 60% e këtyre banorëve janë debitorë ndaj kompanisë CEZ Shpërndarje.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›