Evitoni segregimin e romëve në shkolla
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në përmbushje të qëllimit të ligjit nr. 10 221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi” për të garantuar të drejtën e çdo personi për barazi përpara ligjit, mbrojtje të barabartë nga ligji dhe mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin, dhe bazuar në kompetencën që i jepet në bazë të shkronjës “f”, të pikës 1, të nenit 32, të këtij ligji, për të bërë rekomandime për çfarëdo lloj çështjeje që lidhet me diskriminimin, parashtron sa më poshtë vijon:
Komisioneri ka ndjekur në vazhdimësi situatën në sistemin arsimor parauniversitar, jo vetëm si një nga fushat që ligji nr. 10 221, datë 04.02.2013 “Për mbrojtjen nga diskriminimi” trajton në mënyrë të posaçme, por edhe për shkak se gjatë veprimtarisë së institucionit ka identifikuar problematika të ndryshme me të cilat përballen grupe dhe kategori nxënësish, si ata romë dhe egjiptianë, LGBT, me aftësi të kufizuar, fëmijët që për shkak të gjakmarrjes nuk mund të arsimohen, apo ata nxënës që për shkak të kushteve të vështira ekonomike apo vendbanimit, përballen me vështirësi, deri në pamundësi për t’u arsimuar.
Në bazë të ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, kategorive të veçanta të nxënësve u sigurohet kujdes i posaçëm nga shteti. Në bazë dhe për zbatim të këtij ligji, ministri i Arsimit ka nxjerrë një sërë aktesh nënligjore, zbatimi i të cilave, së bashku me aktet, masat dhe planet e veprimit që janë në fuqi në mënyrë efektive, është i domosdoshëm për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin në fushën e arsimit.
Duke pasur parasysh situatën në të cilën gjenden grupe të caktuara nxënësish dhe për të garantuar në baza të barabarta me të tjerët të drejtën e tyre për arsimim, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rekomandon:
Zbatimin me efikasitet nga ana e Drejtorive Arsimore Rajonale të udhëzimit të ministrit të Arsimit, nr.6, datë 29.03.2006 “Për regjistrimin në shkollë të nxënësve romë që nuk janë të pajisur me certifikatë lindjeje”, në bashkëpunim të ngushtë me njësitë bazë të qeverisjes vendore, për të bërë të mundur regjistrimin e fëmijëve romë për vitin shkollor 2013-2014, pranë njësive vendore ku ata banojnë, pavarësisht nëse ata janë të regjistruar në gjendjen civile. Mosregjistrimi në gjendjen civile i familjeve rome, bën që në momentin e regjistrimit ata të mos kenë mundësi të plotësojnë kushtin për të paraqitur certifikatën e lindjes, mungesë kjo që sjell në mënyrë të tërthortë përjashtimin e fëmijëve romë nga e drejta për t’u arsimuar.
Drejtoritë Arsimore Rajonale, në përmbushje të detyrimeve që dalin nga Plani Kombëtar i Veprimit të Dekadës së Përfshirjes Rome, 2010-2015, duhet të zbatojnë dhe monitorojnë të gjitha masat e përcaktuara për sigurimin e teksteve dhe mjeteve shkollore falas për fëmijët romë që ndjekin arsimin e detyruar.
Drejtoritë Arsimore Rajonale duhet të kujdesen dhe të marrin masat e duhura për të evituar veçimin dhe segregimin e fëmijëve romë në zona, shkolla apo klasa të caktuara.
Drejtoritë Arsimore Rajonale, në zbatim të detyrimeve që dalin nga Plani Kombëtar i Veprimit të Dekadës së Përfshirjes Rome, 2010-2015, duhet të zbatojnë dhe monitorojnë të gjitha masat e përcaktuara për të evidentuar numrin e fëmijëve romë, në të gjitha nivelet e sistemit arsimor parauniversitar, sipas largësisë së qendrës së banimit me shkollën dhe të bëjnë propozimet pranë institucioneve përgjegjëse për sigurimin e transportit falas për këta fëmijë.
Drejtoritë Arsimore Rajonale duhet të marrin masat e parashikuara në ligjin nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” për të garantuar arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar, duke bërë funksionale komisionet multidisiplinare për vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar, si dhe zbatimin e detyrimeve të tjera që rrjedhin nga ky ligj dhe aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tij.
Drejtoritë Arsimore Rajonale duhet të marrin masat për të siguruar arsimimin e fëmijëve të ngujuar, duke zbatuar me efikasitet udhëzimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, nr. 36, datë 13.08.2013 “Për procedurat për arsimimin e fëmijëve të ngujuar”.
Shumë prej fëmijëve romë mund të gjenden në situatën kur këta fëmijë nuk kanë ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë. Mjaft e përhapur është edhe situata e braktisjes së shkollës nga ana e nxënësve romë. Për të garantuar të drejtën e fëmijëve dhe të të rinjve romë dhe për të siguruar akses të barabartë, Drejtoritë Arsimore Rajonale duhet të zbatojnë me përparësi për komunitetin rom edhe udhëzimet e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, nr. 29, datë 02.08.2013 “Për procedurat e ndjekjes së arsimit bazë me kohë të pjesshme” dhe udhëzimin nr. 31, datë 02.08.2013 “Për procedurat e ndjekjes së arsimit bazë për nxënësit që nuk kanë ndjekur të paktën dy klasa të arsimit bazë”.
Drejtoritë Arsimore Rajonale duhet të monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme masat që marrin drejtuesit e institucioneve arsimore për të parandaluar dhe luftuar diskriminimin në shkolla, dhe mënyrën e trajtimit të sjelljeve dhe qëndrimeve homofobike, stigmatizuese dhe diskriminuese ndaj nxënësve që i përkasin komunitetit LGBT, nxënësve të përkatësisë rome dhe egjiptiane, dhe nxënësit me aftësi të kufizuar.
Zbatimi i detyrimeve ligjore për marrjen e masave që synojnë përshpejtimin e vendosjes reale të barazisë janë të domosdoshme për të luftuar dhe eliminuar diskriminimin në të drejtën për arsim të personave, dhe dështimi për të zbatuar me efektivitet këto masa mund të çojë në diskriminimin e grupeve të caktuara, të cilat gjenden në rrethana dhe kushte të ndryshme nga pjesa tjetër e shoqërisë.
*Rekomandime të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor