Kate Upton shpallet modelja më e mirë e vitit 2013-të
Kate Upton është shpallur modelja më e mirë për vitin 2013 nga Style Awards të mbajtur në New York. Bukuroshja bjonde e mori në shtëpi çmimin e radhës pasi u shpall modelja më e bukur.
Tejet elegante në fustan të zi, Kate e festoi fitoren e radhës, që pason me nderimin që iu bë kur ishte në ballinën e edicionit të 100-të të revistës Vanity Fair.
Stilistja më e mirë e vitit 2013 u shpall dizajnerja e njohur Rachel Zoe.
Kate Upton, e cila është për shumë femra më joshëse në histori u bë e famshme në vitin 2011 pas fotosesionit me Sports Illustrated, e që ia garantoi asaj edhe karrierën si aktore në filmin “The Other Woman” krahas Cameron Diaz.
(a.k/telegrafi/BalkanWeb)