E Hënë, 2 Nëntor 2026

Berisha sqaron listën e PD-së: Kurrë s’kemi pasur kandidatë më të mirë, Sula u bë patericë e Ramës

Fushata elektorale për betejën e 11 majit nisi de facto sot për ekipin e kandidatëve të aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Në një komunikim me gazetarët, kryetari i PD, Berisha, deklaroi se në listën e kandidatëve për deputetët janë përfshirë ekspertët më të mirë dhe figura të njohura nga biznesi e diaspora.

“Kurrë ndonjëherë një listë e tillë, kaq përmbajtësore, kaq cilësore nuk është paraqitur para elektoratit shqiptar”, tha Berisha.

Ndërsa mbrojti ekipin e tij të kandidatëve, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka krijuar një listë për të mbrojtur ministrat nga hetimet për korrupsion.

“Shqiptarët panë listën e Skapit në krahun tjetër. Të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën. Se ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Kjo është e vërteta. Ministrat, si Lubia, si Mazniku 1000 euro bifteku”, deklaroi kryedemokrati.

Berisha komentoi largimin e deputetit demokrat Dashnor Sula dhe komentin e kryeministrit Rama për të.

“Mbrojtja e kryeministrit është puthja e Judës për Dash Sulën, i cili ka karrierën e tij. Por, mendoj se, hapi që bëri, të rreshtohet me opozitën e opozitës, pra de facto, me një patericë të Edi Ramës nuk është zgjidhja, në vlerësimin tim. Megjithëse unë, e theksoj këtu, respektoj zgjedhjen si thelbin e lirisë të çdo individi”, tha Berisha.

Pavarësisht pakënaqësive që krijoi lista e kandidatëve, Dashnor Sula është i vetmi deputet që u largua nga PD.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›