E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha sulm opozites ne prag te refuzimit te statusit kandidat

Nga Elbasani akuzon Ramen per bllokimin e reformave integruese

Fushata e mazhorances per ti paraprire refuzimit te statutit kandidat nga Brukseli ka nisur tashme zyrtarisht. Pak dite pas publikimit te raportit paraprak te KE-se qe nuk le shteg per optimizem kryeministri Berisha ka shfrytezuar inaugurimin e nje rruge rurale ne Elbasan per tia ngarkuar Edi Rames dhe Partise Socialiste te gjitha pergjegjesite per deshtimet e Shqiperise ne tre vitet e fundit. Nga pika turistike e Gjinarit kryeministri i beri thirrje Rames qe te gjeje konsensus per te kryer reformat zgjedhore parlamentare e te tjera duke marre ne konsiderate rekomandimet e nderkombetareve. Prej kohesh ai ka kerkuar pengimin e liberalizimit te vizave. Per nje kohe te gjate tentoi ta bllokonte procesin duke bere nje fushate te fuqishme brenda dhe jashte vendit. Por nuk ia arriti. Disfatat e tij personale Rama kerkon qe tua ktheje te keqe qe bien mbi ju. Ai vete leviz me pasaporte diplomatike dhe nuk i intereson jeta e qytetareve te Shqiperise. I them elektoratit te Partise Socialiste qe te pyesin deputetet e ketij qarku se perse ata votuan kunder ndertimit te rruges me tunel Elbasan-Tirane. Ata votuan keshtu se kjo rruge do te regjistrohej si nje sukses i qeverise Berisha - tha kryeministri. Duke u rikthyer te gjuha e ashper Berisha tha se kreu i selise roze eshte personi me i njohur ne histori per sa i perket disfatave dhe ne 2013-n ai do te marre disfaten me te madhe te jetes. Sipas Berishes ne zgjedhjet lokale te 8 majit qytetaret e denuan me vote ne Tirane duke bere qe Rama te humbe me 10 mije vota prej Aleances se Qytetarit. Kryeministri thote se Rama nuk do reforma zgjedhore parlamentare e te tjera reforma ne te mire te shqiptareve por ai do te bllokoje cdo gje.

Pas ketyre sulmeve qe perbenin pjesen kryesore te fjalimit mbi rripin e asfaltit te ri ne Gjinar kryeministri u beri edhe premtime konkrete banoreve te zones. Ai tha se do te mbeshtese cdo projekt te komunes dhe se rruga prej 21 kilometrash qe eshte ndertuar tashme do zgjatet edhe ne Komunen Zavaline dhe fshatrat e tjera te kesaj zone. Duke qene ne fshat Berisha nuk harroi te fliste per projektin e arroreve duke thene se vitin tjeter do te ndaje me ligj per komunat fondin per drute frutore. Do te zevendesojme cdo trung peme te fermereve do te mbjellim cdo perrua e rruge me dru arrore. Kjo eshte nje rruge ku do te krijojme pasuri duke konkurruar tregun europian. Po keshtu premtoj dhe garantoj se do te ndertojme shkolla qendra shendetesore rruge rurale e te tjera - tha Berisha i cili theksoi se ekonomia e vendit eshte e qendrueshme dhe do te rritet me tej me zhvillimin e turizmit me zbatimin e projektit Shqiperia nje vend i zhvilluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›