E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku i Fierit Berishes Na lejoni ti sherbejme qytetit

Letra Kerkon zhbllokimin e keshillit bashkiak dhe ndeshkim te prefektit

Kryetari i Bashkise se Fierit Baftjar Zeqaj me ane te nje letre te hapur ka bere kerkese per nderhyrje urgjente per zhbllokimin e funksionimit te Keshillit Bashkiak Fier. Letra i drejtohet kryeministrit Sali Berisha ambasadorit te SHBA-se ne Tirane Aleksander Arvizu ambasadorit te OSBE-se Eugen Wolfarth dhe ambasadorit te BE-se Ettore Sequi. Zeqaj i kerkon Berishes qe te nderhyje lidhur me veprimet joligjore qe ka kryer prefekti i Fierit Bujar Hasa per mbledhjen e keshillit bashkiak si dhe te nderhyrjeve qe ka kryer deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.

Ne cilesine e kryetarit te Bashkise Fier me pergjegjesine civile per kryerjen e detyres se ngarkuar nga qytetaret e Bashkise Fier po ju drejtohem me shqetesim per bllokimin e paligjshem qe i ka bere Keshillit Bashkiak Fier prefekti i qarkut Bujar Hasa i cili me veprimet e tij ne kundershtim te hapur me dispozitat ligjore e ka futur ne ngerc kete keshill si dhe te gjithe veprimtarine e bashkise - shkruan Zeqaj. Ai sqaron se keshilli i dale nga zgjedhjet e 8 majit eshte konstituar ne menyre te rregullt me 29 korrik 2011 dhe ka zgjedhur organet e tij drejtuese. Ky proces konstituimi eshte konsideruar i rregullt dhe i ligjshem nga prefekti. Por ky prefekt ne menyre te cuditshme e konsideron me pas kete proces te parregullt pasi inicion dhe merr pjese aktivisht ne organizimin e nje mbledhjeje jashte radhe me 9 shtator 2011 ku nga 12 keshilltare te grupimit Aleanca per Qytetarin u be rikonstituimi i organeve te keshillit duke kerkuar te perseritej mbledhja e pare konstituitive. Sipas Zeqajt prefekti ka lejuar nje sere shkeljesh ligjore me zhvillimin e kesaj mbledhjeje te dyte te cilat i paraqet hollesisht ne leter. Pas prezantimit te kesaj situate kryebashkiaku i Fierit i kerkon kryeministrit Berisha nderhyrjen urgjente ndaj ketyre veprimeve te paligjshme te prefektit te Qarkut Fier si perfaqesues i qeverise. Zeqaj kerkon te nderpriten veprimet e paligjshme dhe te eliminohet ky ngerc institucional i funksionimit te Keshillit te Bashkise Fier. Kerkojme lejimin e Bashkise se Fierit tu sherbeje qytetareve te ketij qyteti sipas votes demokratike dhe besimit qe i eshte dhene per te qeverisur kete qytet - shkruan Zeqaj i cili u kerkon ndihme edhe ambasadoreve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›