E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sulmon KLD Procedura te reja per emerimin e gjyqtareve

Gjate mbledhjes se sotme te qeverise kryeministri Berisha ka folur ne lidhje me luften ndaj korrupsionit dhe informalitetit duke theksuar se kjo perben tashme nje perparesi per qeverine e tij. Nje gje te tille ai e lidhi me mosfunksionimin sic duhet sipas tij te Keshillit te Larte te Drejtesise qe drejtohet nga presidenti dhe qe merret me emerimin transferimin apo shkarkimin e gjyqtareve.
Ka probleme serioze ne emerimin shkarkimin dhe transferimin e gjyqtareve. shte e rendesishme qe eksperti i Komisionit Evropian te angazhohet per hartimin e procedurave per emerimet dhe shkarkimet e gjyqtareve tha Berisha.

Me pas ai foli me superlativa ne lidhje me pasaportat elektronike Berisha i cilesoi ato si nje nder arritjet e medha te qeverise. Leternjoftimet dhe pasaportat biometrike perbejne procesin me te persosur qe ne kemi dhe jashte cdo akti korruptiv.

Me pas foli ne lidhje me kufizimin e imunitetit qe sipas tij opozita nuk e ka me seriozitet.



Deputeti i PD-se Enkelejd Alibeaj gjate nje konference shtypi ka sulmuar serish institucionin e akuzes ne lidhje me ngjarjet e 21 janarit. Edhe pse ka kaluar nje muaj nga grushti i shtetit asnje nga organizatoret nuk eshte thirrur nga Prokuroria per hetime. Opinioni publik dhe nderkombetar- tha ai- pret dhe kerkon nje hetim te paanshem gjitheperfshires dhe te besueshem.

Sipas Alibeajt po vertetohet perdite implikimi i Prokurorise per te mos zbardhur ngjarjen e 21 janarit por as prokurorja e askush tjeter nuk mund ti shpetoje ata. Mazhoranca eshte e vendosur per venien para pergjegjesise te organizatoreve. Ajo nuk pajtohet me implikimin politik te shoqes se bulevardit tha ai duke shtuar se mazhoranca do te punoje per zbardhjen e grushtit te shtetit.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›