E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi leter partive politike per zgjidhjen e krizes


Presidenti i Republikes Prof. Dr. Bamir Topi ne kuader te perpjekjeve te vazhdueshme per te nxitur palet politike ne gjetjen e nje zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjate te krizes politike u eshte drejtuar sot me nje leter te gjithe kryetareve te partive politike parlamentare si dhe partive te tjera politike me rol aktiv ne qeverisjen vendore. Per dijeni letra iu eshte percjelle edhe institucioneve nderkombetare te pranishme ne Tirane.
Ne mesazh Presidenti Topi pasi shpreh shqetesimin e thelle per perkeqesimin e situates politike ne Shqiperi paraqet kendveshtrimin e tij mbi problematiken e krizes politike pasojat e saj si dhe sugjeron mjete politike e institucionale per kapercimin e saj.

Ne vijim eshte teksti i plote i letres
Prej disa muajsh vendi yne vijon te jete peng i kontradiktave politike dhe konfliktualitetit politik institucionet perfaqesuese nuk jane teresisht funksionale dhe imazhi i Shqiperise eshte demtuar ndjeshem ne raport me Bashkimin Evropian dhe partneret tane strategjike nderkombetare. Ky zhvillim negativ kulmoi me ngjarjet tragjike te 21 janarit ku ne rrethana te papranueshme u shenuan akte dhune ndaj institucioneve te shtetit dhe humben jeten kater qytetare.

Kam bindjen se ndaj me ju te njejtin mendim per nevojen e hetimit korrekt profesional dhe te pavarur te ketyre ngjarjeve me qellim qe cilido individ i cili ka shkelur ligjin pavaresisht perkatesise politike ose profesionit te perballet me pasojat e merituara ligjore.

Shqiperia meriton te kete institucione te pavarura meriton qe keto institucione te kene kohen dhe hapesiren e tyre per te vepruar ne perputhje me ligjin pa ndikime e presione politike sepse cdo problematike meriton te trajtohet e te marre zgjidhje ligjore e institucionale.

Ne nje kontekst me te gjere sic edhe e kam theksuar disa here publikisht mendoj se burimi i krizes politike duhet kerkuar ne mosbesimin e thelle midis paleve politike mungesen e dialogut institucional ne oratorine konfliktuale e perjashtuese politike si dhe dominimi shpeshhere te interesave dhe agjendave politike nominale mbi ato publike e institucionale.

Per kete arsye mendoj se problematika aktuale politike ka nevoje per nje ridimensionim te sjelljes politike dhe institucionale te bazuar ne rikthimin e qetesise te dialogut te sjelljes kushtetuese dhe rikthim te vemendjes kryesore ne agjenden integruese te Shqiperise.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane prane nesh per te na nxitur dhe ndihmuar te fitojme maturine e nevojshme politike per te menaxhuar krizat qe krijojme vete ndaj edhe ne emer te qytetareve apeloj qe ju dhe forca politike qe drejtoni te luani nje rol sa me aktiv ne rikthimin e klimes se besimit te dialogut te bashkepunimit dhe te sjelljeve te denja per nje vend anetar ne NATO dhe me aspirate te merituar per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Une apeloj te ndikoni personalisht mbi partine tuaj politike politikanet medien dhe mbeshtetesit tuaj politike per vetepermbajtje dhe sjellje larg cdo retorike konfliktuale per respektim e mbeshtetje te institucioneve kushtetuese per pjesemarrje dhe jete aktive parlamentare per permbushjen e detyrimeve ligjore ndaj procesit zgjedhor te dates 8 maj si dhe per realizimin ne kohe te te gjitha kerkesave te parashtruara nga Komisioni Evropian.

Besoj shume se ndaj me ju vleresimin se ne keto momente Shqiperia ka nevoje emergjente te kaperceje krizen politike ne te cilen ndodhet te deshmoje aftesi dhe maturi politike per tiu rikthyer orientimit te vendosur evropian sic besoj dhe theksoj se qytetaret shqiptare kane te drejte te presin nga perfaqesuesit e tyre politike aftesi per te kerkuar e gjetur zgjidhje afatgjata ne interes te vete qytetareve dhe te vendit vullnet te qarte per te bashkepunuar ne ndertimin e nje te ardhme sa me pozitive per vete Shqiperine. Per kete eshte me se i nevojshem kontributi juaj personal dhe i forces politike qe ju drejtoni ne menyre qe procesin politik te mos ta shohim si bilanc personal apo partiak humbjeje apo fitoreje por si nje nevoje themelore per te fituar qytetaret dhe Shqiperia.
Sot eshte koha qe ky dimension pozitiv te jete perparesi me bindjen e thelle se ky eshte e do te mbetet nje sherbim i cmuar per te sotmen dhe te ardhmen e projektit tone evropian.
Ne kete kontekst apeloj te shfrytezoni cdo forme te komunikimit institucional ne funksion te rivendosjes se dialogut politik trajtimit e zgjidhjes sa me te shpejte te problematikave aktuale si dhe keshtu ne dhenien e kontributit real ne arritjen e standardeve te nevojshme per nje vend aspirues per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

Personalisht jam i gatshem te marr cdo veprim te nevojshem qe nxit apo garanton dialogun politik midis paleve politike si dhe te mirepres dhe te mbeshtes propozime konkrete qe bejne te mundur jetesimin e ketij dialogu institucional.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›