Berisha sulmon Ramen Abuzoi mbi tragjedine njerezore
Kryeministri Berisha sulmoi dje ashper kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama ne mbledhjen e radhes te qeverise duke theksuar se ai eshte i afte te hedhe valle mbi kufomat per interesat e tij politike. Ne mbledhjen e qeverise Berisha analizoi edhe sjelljen e kryetarit te socialisteve gjate permbytjeve te Shkodres dhe doli ne konkluzionin se Rama kishte shprehur irritim per shkakun se ne veri te vendit nuk pati jete te humbura gjate situates se veshtire. Degjoja zotin Rama tek sulmonte sepse kam deklaruar ne menyre te perseritur se nuk kemi humbje ne jete njerezish dhe kjo eshte kryesorja. Ne fillim nuk u besova vesheve por me pas ai e perseriti disa here. Me duhet ti them zoterise se ajo qe ke deklaruar dje eshte e paimagjinueshme. Ajo te demaskon e te nxjerr dhjete here me keq sesa ke dale ne plazh dikur theksoi Berisha. Sipas tij mos humbja e asnje jete njerezore gjate permbytjeve ishte nje arritje shume e madhe dhe me e rendesishme ne operacionet qe u ndermoren. Kreu i qeverise perseriti se sjellja e Rames ishte makabre dhe e gjitha kjo ndodhte per shkak te kapitalit politik qe kreu i PS-se po mundohej te fitonte nga situata qe ndodhi ne Shkoder. Te zemerohesh se eshte thene se fatmiresisht nuk kemi jete te humbura deshmon qarte se je i afte te hedhesh valle mbi kufomat dhe kjo eshte makabritet theksoi Berisha. Po keshtu ne fjalen e tij Berisha theksoi se Rama gjate kohes qe Shkodra permbytej zhvillonte ture elektorale duke mos pasur sensibilitetin me te vogel per kete fenomen. Ne nje kohe kur Shkodra gjendej ne uje ata shfrytezonin angazhimin e anetareve dhe drejtuesve per te ndihmuar qytetaret dhe mblidhnin banda per te bere zgjedhje sipas ligjeve te shpellave dhe jo sipas statuteve demokratike te partive theksoi Berisha duke akuzuar se Rama organizonte median per te bere sulme ndaj operacioneve te qeverise per shpetimin e banoreve te Shkodres. Ty qe hap gazetat se Shkodra eshte e pashprese dua te te them se e pashprese ne kete vend eshte vetem e shkuara. Ajo nuk kthehet me. Ne kete vend ka shprese ne cdo gje. Te hapesh gazeten ne kete menyre deshmon se je nje dore e zeze qe perpiqesh te mbjellesh keq e me keq beri thirrje Berisha dje ne mbledhjen e radhes se qeverise. Por megjithekete Kryeministri theksoi se qeveria ka gati nje plan te fuqishem shumeplanesh per rehabilitimin e zones se Shkodres. te perpiqemi te perballojme si deri me sot problematiken e permbytjeve dhe te mendojme nderhyrje nder me te fuqishmet shumeplanesh pas permbytjes dha mesazhin berisha. Sipas tij
qeveria i ka te gatshme edhe projektet e nderhyrjes dhe do te fillojne nderhyrje te fuqishme si ne By Pass-in ne Bune argjinaturat jane te prokuruara. Po keshtu Berisha foli edhe per demshperblimin qe do te jape qeveria per ato zona qe u permbyten si rezultat i shkarkimit te ujit nga digat. Ky eshte nje vend i lire dhe ka nje ligj qe quhet ligji i digave qe detyron demshperblimin e plote te demeve te krijuara ne zonat nen diga. Ne jemi vend i shtetit ligjor dhe zbatojme plotesisht ligjet tona theksoi Berisha. Sipas tij vemendje e vecante po u kushtohej femijeve te ketyre zonave per te mos krijuar tek ata trauma nga permbytjet qe kane ndodhur ne kete zone.