E Shtunë, 31 Tetor 2026

Larja e parave hetim Albinos ne Itali

Transferohet dosja e Prudentinos i akuzuar si pjesetar i Sacra Corona Unita

Procedimi penal per pastrim parash ne Shqiperi ndaj Albino Prudentinos i akuzuar si pjesetar i organizates mafioze Sacra Corona Unita eshte transferuar ne Itali. Edhe pse nuk ka marreveshje apo konvente qe Italia te njohe provat e mbledhura deri tani nga Prokuroria Shqiptare situata ligjore e krijuar mund te zgjidhet duke bere nje lidhje mes aktivitetit te dyshuar mafioz ne Itali dhe te veprimeve financiare te kryera ndaj Prudentinos ne Shqiperi.

Ne Prokurorine e Tiranes vazhdon procedimi per te njejten akuze ndaj Ervis Gjecit dhe Angelos djalit te Albino Prudentinos eshte shqyrtuar kontrata e shitjes se aksioneve ku ky i fundit thote se babai im eshte arrestuar dhe une po heq dore per te mos i krijuar probleme kompanise. Po keshtu element i dyshimte konsiderohet shitja e aktivitetit nje dite pas arrestimit te Albino Prudentinos.

Dy dite me pare Gjykata e Vlores mori vendimin per ekstradimin drejt Italise te Albino Prudentinos. Ky vendim ka ardhur pas kerkeses se bere disa kohe me pare nga Gjykata e Leces. Ne seancen e dy diteve me pare ka qene i pranishem edhe Prudentino i akuzuar si nje nga boset e organizates mafioze Sacra Corona Unita. Dergimi i tij ne Itali behet pasi akuzohet atje per nje sere veprash penale. Prudentino ka lexuar ne sallen e gjyqit nje leter me ane te se ciles ka mohuar te kishte lidhje me biznese mafioze dhe shtoi se ai ka ardhur ne Shqiperi per te punuar. Albino Prudentino shprehu pretendimet e tij per nje proces te parregullt qe ishte zhvilluar ne ngarkim te tij.

Pas deklarates se Prudentinos i cili kerkoi ekstradimin gjykata e ka pasur me te lehte te vendose duke i dhene fund serise se proceseve gjyqesore per te akuzuarin si bos i mafies. Gjykata e Vlores nepermjet gjyqtares Herla Cela miratoi kerkesen e ekstradimit nderkohe qe pala mbrojtese beri me dije se do te vazhdonte ankimimin per menyren se si ishte zhvilluar procesi por jo per vendimin e marre.

Me pare Gjykata e Vlores i kishte rrezuar Prudentinos tri kerkesa per heqjen e mases se sigurise ndaj tij ndersa ai mbahej ne qeli ne kushte te veshtira dhe te demshme per shendetin pasi 59-vjecari vuante nga semundja e diabetit dhe kerkonte trajtim mjekesor te specializuar apo dhe ushqim distik karakteristik per diagnozen.

Anetari i dyshuar i Sacra Corona Unita u arrestua me 29 shtator ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore. Policia tha se ai qendronte ne Shqiperi prej disa kohesh dhe dispononte pasuri te paluajtshme si lokale shtepi dhe kazino. Prudentino u prangos me urdher te leshuar nga Gjykata e Leces ne Itali per akuzat bashkepunim kriminal i tipit mafioz trafik droge si dhe grabitje ne rrethana renduese vepra te parashikuara nga Kodi Penal italian te cilat nese vertetohen e lene Albino Prudentinon per me shume se 25 vjet pas hekurave ne qelite e burgut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›