E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth Probleme me te drejtat e grave dhe femijeve

Deklarata Kreu i Prezences se OSBE-se apel ne diten nderkombetare

Ne Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth beri thirrje qe Shqiperia te beje me shume per respektimin e te drejtave te grave femijeve dhe komunitetit rom. Ne nje takim me kete rast ku merrte pjese edhe Kryeministri Sali Berisha diplomati gjerman deklaroi se Shqiperia ka treguar se ka bere hapa perpara lidhur me adresimin e te drejtave te njeriut dhe tani po kalon nga ceshtjet e te drejtave themelore te njeriut te nje vendi ne konflikt ne te drejta me specifike te qytetareve ne nje vend qe synon te arrije standardet europiane - tha Wollfarth. Megjithate mbetet edhe shume per te bere sidomos lidhur me te drejtat e femijeve grave personave me aftesi te kufizuara dhe perfaqesuesve te komunitetit rom. Duke iu drejtuar pjesemarresve ne veprimtari Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha tha se OSBE-ja ka bere me shume se kushdo tjeter ne histori si nje organizate multilaterale per te drejtat e njeriut. Akti i Helsinkit ishte virusi i vertete per perden e hekurt dhe mendoj se ishte nje nga faktoret me te rendesishem qe rrezoi perden dhe murin e Berlinit. Prandaj jemi shume krenare per OSBE-ne dhe rolin e saj dhe ju siguroj se si qeveri mbetemi plotesisht te angazhuar per te punuar se bashku dhe per te sjelle ne Shqiperi standardet me te mira te te drejtave te njeriut - tha ai.

Duke folur per perparimin e Shqiperise ne fushen e te drejtave te njeriut qe prej vendosjes se Prezences ne vitin 1997 ambasadori Wollfarth vuri ne pah arritje te tilla madhore per vendin si heqja e denimit me vdekje ngritja e institucionit te Avokatit te Popullit dhe te Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe miratimi i ligjit kunder diskriminimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›