E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastriot Islami rreshtohet me mazhorancen

Ne karriget e LSI-se

Deputeti socialist i cregjistruar nga PS-ja Kastriot Islami eshte rreshtuar ne radhet e mazhorances. Ne seancen e pare te Kuvendit eshte vene re menyra e uljes se tij ne karrige jo nga radhet e opozites por ne ato te mazhorances. Islami eshte ulur prane deputetit te PDIU-se Dashamir Tahiri e ndersa perpara tij ndodheshin deputetet e LSI-se. Me vone eshte pare qe prane Islamit eshte ulur kreu i LSI-se Ilir Meta. Se bashku kane biseduar prej me se 10 minutash ndersa seanca po vazhdonte. Me pas Meta eshte ngritur nga karrigia dhe eshte ulur prane deputetit te LSI-se Lefter Koka. Prej kohesh eshte folur per nje kalim te tij ne radhet e LSI-se. Nuk dihet ende nese ky rreshtim do te thote se tashme ai do te aderoje ne grupin parlamentar te LSI-se. Ne faqen e tij sociale Facebook Islami shprehet se sot fillon sesioni i ri i Kuvendit. Marrja e statusit te vendit kandidat per ne BE nga Shqiperia duhet te jete kryefjala me rastin e fillimit te ketij sesioni. Kjo periudhe duhet te kete cdo dite cdo jave cdo muaj progres lidhur me realizimin e 12 rekomandimeve te KE-se. Nuk ka me asnje minute per te humbur. do objektiv tjeter politik apo partiak duhet te vendoset nen kete ombrelle te jete pjese e prioritetit te prioriteteve marrjes se statusit te vendit kandidat per ne BE. Nuk ka asnje minute per te humbur duhet kapur ky moment. Komisioni Europian mesa duket ka aplikuar me Shqiperine qasjen e akseleratorit linear qe me fjale te tjera do te thote se periudha deri ne marrjen e statusit eshte ndare ne segmente kohore dhe per cdo segment jane kuantifikuar indikatoret konkrete bazuar ne vlerat e tyre sipas 12 rekomandimeve shkruan Islami.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›