E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha sulmon Topin dhe Spahiun: Janë mjeranë, pa identitet e pa Zot. Asnjë fjalë për BE-në

Kryeministri Berisha ka kaluar në një sërë fyerjesh dhe sharjesh për ata që kundërshtojnë ligjin për regjistrimin e popullsisë. Edhe pse nuk i përmendi me emra, sulmet e Berishës kanë qenë të drejtuara ndaj nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu dhe presidentit Bamir Topi.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, Berisha i ka quajtur ata mjeranë, njerëz pa besim dhe Zot dhe çakej, që po përdorin këtë ligj për qëllime politike.

Kritikat e ligjit të regjistrimit janë mjerane dhe bëhen nga disa individëve për interesat e tyre vetjake dhe personale. Ata duan të vënë në dyshim identitetin dhe besimin e shqiptarëve për interesat e tyre. Ata që përpiqen të derhin lot për kërcënimin e identitetit të shqiptarëve, kanë fatkeqësinë të kenë lindur pa identitet. Ata janë individë të shkëputur, nuk kanë të bëjnë me shoqërinë shqiptare. Shqiptarët, për këta mjeranë kanë qenë shqiptarë kur nuk kanë patur universitete, alfabete, kur janë pushtuar. Shqiptarët kanë qenë shqiptarë dhe kanë mbetur shqiptarë.

Çjanë këta që derdhin lotë krokodili se po na kërcënohet identiteti? Këta janë të pashpresë për tu shëruar në lidhje me idenitetin. Por, shoqëria i pranon.

Këta janë mjeranë dhe ateistë, që kanë frikë Zotin, ndaj dhe kërkojnë që mos të bëhet regjistrimi sipas fesë.

Mund ti bëj unë me Zot ata? Nuk mund ta bëj këtë. Nuk mundet që ateistë që kanë tmerr Zotin, të na diktojnë ne ligjin për regjistrimin. Nuk ka asgjë që qytetarët të regjistrohen sipas besimit, sepse ata janë krenarë për besimin e tyre, ka akuzuar Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë, akuza që drejtohen ndaj Kreshnik Spahiut.

Më pas, Berisha sulmoi edhe presidentin Bamir Topi, duke thënë se, ata që shfrytëzojnë karriget e larta shtetërore për këtë gjë, i përdhosin këto karrige dhe Kushtetutën dhe janë më të mjerë se çakejtë e tyre, sepse çakejtë fshihen dhe kanë frikë të dalin në skenë. Çfarë tu thuash këtyre njerëzve?

Ata janë të shpërbërë për vete si njerëz dhe nuk mund të na thonë ne se do shpërbëhet kombi.

Sipas Berishës, regjistrimi i popullsisë është një akt madhor. Regjistrimi ka një rëndësi shumë të madhe, sepse për herë të parë qytetarët regjistrohen si qytetarë të një Shqipërie tjetër, me të ardhura të mesme dhe të larta, të një Shqipërie që nuk është më streha e mjerkimit dhe varfërisë. Ky regjistrim bëhet në një realitet tërësisht të ri dhe pozitiv.

Shqipëria ka shënuar një arritje të madhe, duke filluar që nga varfëria. Nga 25% që ka qenë 7-8 vite më parë, ajo tani ka shkuar në 12%.

Të ardhurat gjatë këtyre 20 viteve janë rritur me 20 herë më shumë.

Këto pasuri qytetarët do të kenë mundësi që ti regjistrojnë me ligjin e ri.

Berisha ka sulmuar edhe mediat, duke thënë se po merren me çështje anësore dhe me pseudo personazhe. Berisha ka kërkuar nga mediat që të pasqyrojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë, pasi sipas tij, qytetarët shqiptarë kanë të ardhura të mesme dhe të larta.

Sakaq, Berisha nuk ka thënë asnjë fjalë për kritikat e forta të BE-së në lidhje me zgjedhjet në Tiranë, të cilat i cilësoi jo të mirë dhe për vendimet e Kolegjit, që i cilësoi si shqetësuese dhe kundërshtuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›