Sot, seanca ndaj Metës në Gjykatën e Lartë
TIRANE- Në Gjykatën e Lartë zhvillohet sot seanca e radhes ndaj ish-zv/ kryeministrit Ilir Meta, proces qe nisi pas publikimit të video skandalit nga ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.
Seanca e sotme është caktuar të zhvillohet në orën 13:00 dhe pritet që trupi gjykues të përzgjedhë ekspertët e rinj, që do të riekspertojnë videoregjistrimin, pasi dy ekspertimet e specialistëve amerikanë dhe anglezë, u shfuqizuan.
Shtyrja e seances se fundit u be pasi nuk ishin gjetur ende ekspertet. Nderkohe me heret, Gjykata e Lartë shpalli të pavlefshëm akt-ekspertimet e kryera nga dy ekspertët të huaj lidhur me këtë video.
Gjate deklarimeve te tij per mediat, Meta e ka quajtur videon shantazh dhe manipulim, nderkohe qe ka akuzuar edhe prokurorine se jo vetem nuk po ben punen e saj, por po vepron si nje celule politike.