Berisha sulmon për herë të parë hapur Presidentin Topi
Berisha sulmon për herë të parë hapur presidentin e Republikës, ish-nënkryetarin e PD, Bamir Topi. Akuzat që priteshin, kanë mbërritur në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, pas një pyetjeje të deputetit Luan Skuqi për Berishën.
Skuqi i ka kërkuar Berishës mendim rreth mocionit të PS për shkarkimin e kryeparlamentares Topalli dhe përgjigja e Berishës, është lidhur me shkakun e konfliktit Topi-Topalli, duke mbajtur hapur anën e kësaj të fundit.
“Presidenti nuk është konsultuar as me Kuvendin dhe as me mua për kandidaturat për anëtarë të Gjykatës së Lartë...”
Sipas Berishës, “kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, edhe kur president ishte Moisiu, që Kuvendit t’i çohej një kandidaturë për gjyqtarë pa u konsultuar më parë me faktorët e tjerë vendimarrës”.
Berisha tha: “Kjo s’ka ndodhur në asnjë rast që për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë presidenti të mos bashkerendoje me kuvendin”.
Berisha, i njophur për sulmet ndaj institucioneve paralele, shtoi se në emër të grupit parlamentar demokrat ka autorizuar kryesinë e këtij grupi që të hyjë në bisedime me kreun e shtetit për të gjetur një zgjidhje që sipas tij “do ti jepte fund konfliktit institucional”.
Kryetari i grupit Astrit Patozi dhe nënkryetari Ilir Bano do të kryesojnë këtë grup.
Nderkohë që përsa i përket nismës së Partisë Socialiste për mocion mosbesimi ndaj kryeparlamentares, kreu i qeverisë duke iu trembur bashkimit të votave të një grupi deputetësh me opozitën ka deklaruar përpara grupit se kjo është një tentativë për të përçarë mazhorancën. “Ështe turp për Partinë Socialiste që tenton të përçajë mazhornacën”, - mësohet të jetë shrehur Berisha. Për të mbajtur deputetët e tij të bashkuar shefi i qeverisë nuk ka nguruar ta cilësoj këtë nisëm të opozitës si një mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
“Ajo që duket hapur në këto zhvillime është fakti se ky nuk është mocion kundër Topallit, por kundër qeverisë. Prandaj ajo që na nevojitet në këto momente natyrisht që është shqyrtimi i saj me qetësi dhe duke synuar arritjen e një konsesusi”, - ka theksuar më tej kreu i qeverisë