Kuvend, debate për mungesën e ujit në Tiranë
Ka filluar seanca parlamentare e radhës, ku do të zhvillohet debat i lirë nga ana e deputetëve. Duket se deputetet do te diskutojne per problemet e ujit te pijshem ne zonet e Tiranes, por edhe per emerimet e fundit te bera nga Presidenti Bamir Topi
ora 20:10
Duke folur për emërimet e Gjykatës Kushtetuese deputeti socialist Namik Dokle duke bërë një analizë të ligjit, per emerimet kushtetuese. Dokle tha sot se kuvendi duhet të votonte për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese sot, por deputetët e PD-së sipas tij entuziazmohen shumë për emërimet dhe më pas pendohen për to.
“Ju jeni entuziastë për emërimet tuaja dhe pastaj dështoni. Keni qenë entuziastë për emërimin e Mosiut, dështuat me Moisiun, entuziastë për Bamir Topin, të dështuar me Topin, entuziastë për Ina Ramën, të dështuar me Ina Ramën. E konceptoni shtetin në mënyrë diktatoriale. Prandaj zotërinj hiqni dorë nga kjo se ju bën mirë ju dhe ju ben mire shqiptarëve”- u shpreh Namik Dokle
ora 20:00Kryetarja e Parlamentit shqiptar Jozefina Topalli ka lajmëruar se ne Kuvend ka ardhur një kërkesë e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputetit Paturri, i cili akuzohet për dhunë ndaj arbitrit. Kërkesa konsiston për ndjekjen penale ndaj deputetit Paturri. Ndërkohë që Arjan Madhi deputeti i PR-së ka reaguar duke thënë se 'në asnjë mënyrë nuk do t’i pengojmë hetimet e Prokurorisë, por Prokuroria duhet të paraqesë dokumenta më serioze’.
Ora 19:40Valentina Leskaj: “Mos të zvarritet çështja e imunitetit të Mediut”
Valentina Leskaj ka thënë në Kuvend se çështja e imuniteti të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu po zvarritet. “Kemi të bëjmë me një çështje madhore prandaj nuk kemi pse e zvarrisim çështjen e imunitetit të Mediut. Aq më tepër kur ai vetë ka deklaruar se është i gatshëm për t’u hetuar nga Prokuroria”. Ajo tha se ceshtja e imunitetit te tij nuk eshte perfshire ne kalendarin e Kuvendit.
Ndërkohë që ka reaguar Astrit Patozi deputeti i Partisë Demokratike në lidhje me akuzat e Leskaj se imuniteti i Mediut po zvarritet. “Çështja e imunitetit të Mediut nuk po zvarritet, por tani është në proces të shikimit dhe të verifikimit të dokumentave”.
Ora 19:15
Malaj: “Qeveria të ndalë presionin për të larguar banorët nga Kovaleshenca”
Deputeti socialist Arben Malaj në fjalën e mbajtur në Kuvend foli për banorët e tragjedisë së Gërdecit. Ai kërkoi që qeveria Berisha duhet t’u kërkojë falje familjarëve që jetojnë në Kovaleshencë. “Qeveria duhet të ndalë presionin për të larguar banorët nga Kovaleshenca”. Ai tha gjithashtu se ‘fëmijëve të strehuar duhet t’u sigurohet rehabilitim psikologjik dhe kjo është një gjë minimale nga ana e të gjitheve’.
Nishani: “Kemi dhënë një model të ri se si trajtohen të mbijetuarit e tragjedisë”
Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka replikuar me deputetin e PS-së Arben Malaj. Nishani ka thënë se qeveria ka siguruar një model të ri se si mund të trajtohen të mbijetuarit e tragjedisë. “Kemi strehuar banorët duke iu siguruar atyre jo vetëm strehim, por edhe ushqim. Kemi vënë në dispozicion autobusa falas për të shkuar në punë ata që ishin të punësuar”. Nishani ka deklaruar se ‘me 25 000 lekë të reja mund të marrësh me qera shtëpi në qendër të Tiranës, jo në rrethinat e saj. Dhe pas 6 muajsh banorët mund të ndërtojnë shtëpitë e tyre më lekët që kanë në dispozicion’. Prandaj qeveria ka marre te gjitha masat per largimin e tyre nga Kovaleshenca.
Ora 18:50
Erjon Braçe: “Berisha po ha me taksat e shqiptareve”
Deputeti i PS-së Erjon Braçe në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend foli për sondazhin e OKB-së për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Ai akuzoi se qeveria Berisha ka shtuar pasurinë e vet me 1.5 milionë euro. Ai akuzoi se kryeministri Berisha duhet të japë përgjigje se ku i ka gjetur paratë për pasuritë që ka. “Kryeministri Berisha po ha me taksat e shqiptarëve”- tha Braçe. “Berisha deklaron pasuritë e tij por burimin e parave se nga i ka gjetur nuk jep përgjigje”- përfundoi Braçe.
Ora 18:55
Xhaferri: “Per 8 vjet nuk e bete dot rrugen Durres-Kukes”
Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferri replikoi me deputetin e PS-së Erjon Braçe duke thënë se nuk është faji i kësaj qeverie nëse PS-ja nuk ndërtoi dot rrugën Durrës-Kukës. “U bënë 8 vjet që ju e patët në dorë pushtetin dhe nuk bëtë asgjë. Nuk është faji i kësaj qeverie nësepër tre vjet ne kemi bërë qeverinë” – u shpreh Xhaferri.
Seanca parlamentare ka filluar me deputeten Ermelinda Meksi e cila foli per problemet e ujit te pijshem ne zonen e saj elektorale, ne Komunen e Parisit ne Tirane.ora 18:20Meksi: “Olldashi të më japë përgjigje për mungesën e ujit të pijshëm”
Ermelinda Meksi, deputetje e PS-se ne fjalen e mbajtur ne Kuvend, ka folur për kufizimet e ujit të pijshëm, veçanërisht në zonën e quajtur Komuna e Parisit, në Tiranë. Ajo ka theksuar se kjo zonë, qe perfaqesohet prej saj ne Kuvend vuan nga kufizimet e ujit të pijshëm. “Kam tre vjet që ngre zërin për këtë problem, dua që përgjigjen të ma japë ministri Sokol Olldashi, pasi më janë premtuar investime për këtë zonë dhe nuk janë mbajtur premtimet”- tha Ermelinda Meksi. Nëse ky problem nuk zgjidhet Meksi tha se do të thërrasë në interpelancë ministrin Olldashi dhe më pas do të kalojmë në protesta masive me banorët e kesaj zone.
Olldashi: “Uji i pijshem administrohet nga Bashkia”
Vetë Ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi ka thënë se ‘çështja e ujit nuk është çështje demagogjike”.
“Problemet e ujit të pijshëm nuk janë probleme që kanë nisur këtë vit dhe kjo është e rëndësishme, por janë probleme të mbartura ndër vite. Nuk është çështje demagogjike që kjo zonë është pa ujë të pijshëm”- tha Olldashi. Ai ka theksuar gjithashtu se administrimi i ujit të pijshëm tashmë i ka kaluar pushtetit vendor, pra Bashkisë së Tiranës dhe është ajo që administron ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve. Për këtë arsye ka nënvizuar në fjalën e tij Olldashi nuk është faji i tij që Komuna e Parisit është pa ujë. Ai ka thene gjithashtu se lejet abuzive kane demtuar rrjetin e ujit te pijshem.
.