Kapshticë, kapen 7 klandestinë afganë
Në pikën e kalimit kufitar Kapshticë policia kufitare ka ndaluar 7 klandestinë afganë teksa kanë tentuar të hynin në mënyrë të paligjshme nga shteti grek në tokën shqiptare.
Ata janë gjetur të fshehur në një kamion me targa turke që drejtohej nga një shtetas turk me emrin Ozekan Kaze. Të 7 afganët ishin fshehur në bordin e kamionit ku kanë qëndruar aty mbi 15 ore. Ndalimi i tyre është bërë pas
një kontrolli të imtësishëm në automjetin e shoferit turk me targa 34 AU 55 23. Brenda automjetit janë gjetur emigrantët afganë që qëndronin të fshehur
Sipas versionit të policisë dhe sipas asaj qe ata kane pohuar, afganet kanë tentuar të hyjnë në tokën shqiptare me synimin që të largoheshin drejt Italisë për t’u punësuar. Afganët kishin ardhur nga shteti fqinj Greqia për të kaluar përmes Shqipërisë drejt Italisë. Por të shtatë afganet janë kthyer serish në Greqi, ndërsa shoferi turk është shoqëruar në Komisariatin e Devollit, per te zbardhur me shume ngjarjen, por ai akuzohet edhe për trafik klandestinësh. Nga kontrolli i policisë vetëm 3 klandestinë kishin leje qëndrimi në shtetin e Greqisë. Ndërsa 4 të tjerët rezultonin klandestinë edhe atje, pasi nuk kishin leje qëndrimi. Policia kufitare ka marrë masa të menjëhershme ndaj këtij trafiku, që bie ndesh me ligjin shqiptar.