E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha synon Kupën e Suedisë

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 10:44

Etrit Berisha synon që me Kalmarin ta fitojë Kupën e Suedisë këtë sezon, pasi dështoi të bënte diçka në kampionat.

“Finalja e Kupës, natyrisht, është objektivi ynë më i madh. Mirëpo, deri te kjo arritje, dëshirojmë të fitojmë sa më shumë pikë që është e mundur, para se të përfundojë sezoni”, deklaroi portieri kosovar për uebfaqen fotbolldirekt.com.

Po ashtu, Berisha tregon se ëndërr e tij do të ishte që në finale të Kupës të përballet me Helsingborgun, pasi thotë se një duel i Kalmarit me ekipin e Ardian Gashit do të ishte mjaft zbavitës.

Berisha ndihet i kënaqur që Kalmari e mposhti të shtunën Halmstadin me rezultat minimal 1:0. Ai e pranon se lojtarët e Kalmarit ishin të lodhur, pasi që kanë zhvilluar tri ndeshje për një javë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›