E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim me Gjeneral Lejtnant Sulejman Selimi

Kryeministri Sali Berisha priti sot në mesditë Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Sulejman Selimi. Berisha shprehu konsideratat mbi reformat e ndërmarra për konsolidimin e kësaj force duke e shndërruar atë në një faktor të rëndësishëm të paqes, sigurisë dhe integrimit. Kryeministri u shpreh se ndjek nga afër zhvillimet e rëndësishme pozitive në Kosovë, konsolidimin e pavarësisë si dhe rolin e pozitiv që luan Kosova për paqen dhe stabilitetin në rajon. Berisha e siguroi gjeneralin kosovar se Shqipëria është e hapur për bashkëpunimin e ngushtë midis dy forcave tona. Nga ana e tij, Gjeneral Lejtnant Sulejman Selimi shprehu falenderimin për mbështetjen që Shqipëria dhe Kryeministri kanë dhënë për Kosovën dhe institucionet e saj. Selimi e njohu Kryeministrin Berisha me reformat e ndërmarra për konsolidimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar se në përbërje të saj ka rreth 8% nga minoritetet. Kjo është një arritje e madhe, theksoi Kryeministri Berisha.
Me tej kryeministri u shpreh se eshte shume e rendesishme qe te parandalohet dhe shmanget cdo lloj provokaci me te cilin synohet te erresohen arritjet e medha te Kosoves.
Ministri i mbrotjes Gazmend Oketa gjate takimit qe pati me komandantin e Focës së Sigurisë të Kosovës,I konfirmoi se ushtarakët e parë kosovarë do të nisin që në shtator të këtij viti studimet në Institucionet akademike ushtarake të vendit tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›