Deputetët ndihmojnë 5 jetimët nga Fieri
Fati tragjik i familjes së përbërë nga 5 fëmijë jetimë në Komunën e Levanit të Fierit ka bërë që disa deputetë të këtij qarku të kontribuojnë me të holla në shenjë humanizmi dhe bamirësie. Në familjen Geci ka qenë deputetja Mesila Doda ajo që në emër të inisiativës së përbashkët të deputetëve të tjerë u ka komunikuar familjes për ndihmën e dhënë. Ndërkohë ajo i ka bërë thirrje të gjitha bizneseve të zonës të kontribuojnë sadopak në numrin e llogarisë bankare të hapur për familjen Geci, e cila jeton në qiell të hapur.
Drama Familjare e 5 fëmijëve filloi atëherë kur nëna e tyre për shkak të kushteve të vështira të jetesës dhe varfërisë së skajshme kreu aktin e vetvrasjes, ndërsa i ati duke mos përballuar situatën, pati probleme mendore.
Ndërkohë në ndihmë të fëmijëve është vënë dhe ministri i Transporteve Sokol Olldashi, i cili ka nisur procedurat në entin Kombëtar të Banesave për gjetjen e një çatie për 5 fëmijët e familjes Geci.