Berisha takim me Obamen dhe lidere te tjere
Kryeministri Berisha mori pjesë me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Barack Obama, në pritjen e organizuar prej tij për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në punimet e sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri Berisha zhvilloi një bisedë me Presidentin Obama, i cili tregoi interes për Shqipërinë dhe progresin e saj. Kryeministri e ftoi Presidentin Obama për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën Presidenti e pranoi me kënaqësi.
Kryeministri pati takime edhe me Presidentin e Bashkimit Europian Herman Van Rompuy. Kryeministri e njohu zotin Van Rompuy me të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet e qeverisë Shqiptare për përmbushjen e prioriteteve për në BE.
Kryeministri takoi gjithashtu presidentët e Polonisë Bronisław Komorowski, Hungarisë Pal Schmitt, Çekisë Vaclav Klaus, Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili, kryeministrat e Britanisë së Madhe David Cameron, Suedisë Fredrik Reinfeldt, Zëvëndëskryeministrin e Luksemburgut Jean Asselborn, me të cilët diskutoi mbi marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajon.
Kryeministri ftoi të vizitojnë Shqipërinë, Kancelarin e Austrisë Werner Faymann, si dhe Ministrin e Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, të cilët i falënderoi për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë.
Kryeministri pati një takim me kreun e Këshillit Kombëtar Tranzitor të Libisë Mahmoud Jebril, të cilin e përgëzoi për përmbysjen e regjimit diktatorial të Gedafit dhe inkurajoi në vendosjen e një sistemi demokratik në Libi. "Ne kemi bërë atë që ju bëtë 20 vjet më parë", u shpreh Kryetari i Këshillit Kombëtar Tranzitor të Libisë.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha pati takime me kryeministrat e Bangladeshit dhe Zambias, Presidentin e Timorit Lindor, ministrat e jashtëm të Tunizisë dhe të Uzbekistanit, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Islamike dhe Kryetarin e Ligës Arabe.