Ndertuesit pro memorandumit per hipotekimin e banesave
Nënshkrimi i memorandumit për hipotekimin e apartamenteve ndërmjet Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Drejtesisë dhe Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, sjell përfitime për qytetarët, bankat dhe ndërtuesit. Shoqata e Ndërtuesve e ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme.
Sipas kreut të ndërtuesve të Tiranës, pronarët e apartamenteve nuk duhet të shqetësohen pasi do të jenë ndërtuesit ata që do të përgjigjen për të gjitha procedurat e hipotekimit të apartamenteve.
Marrëveshja ka të bëjë me ndërtimet e shumta të realizuara që nga fundi i viteve ’90 e deri më sot të cilat duke qenë se kishin devijuar nga projekti i miratuar, nuk plotësonin kushtet për përmbylljen e gjithë dokumentacionit të nevojshëm që do të mundësonte me pas hipotekimin.