Haxhinasto- Mohamed K. Amr Shqiperi- Egjipt forcim te marredhenieve
Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, pati një takim me ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Mohamed K. Amr, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të diur se dy ministrat ranë dakord për forcimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën ekonomike.
Duke theksuar nevojën e ndërmarrjes së hapave konkretë, gjatë takimit u ra dakord që të organizohet së shpejti një forum biznesi midis dy vendeve, me synim eksplorimin e të gjitha mundësive për të sjellë një rritje cilësore në bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimet tregtare.
Po ashtu, u diskutua për komisionin e përbashkët mes dy vendeve, si një forum i rëndësishëm për konkretizimin e marrëdhënieve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Haxhinasto theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës edhe nga Egjipti do të kontribuonte me tej në drejtim të stabilitetit, paqes dhe zhvillimit në rajonin e Ballkanit.
Kosova është një realiteti i pakthyeshëm, pranuar edhe nga rezolutat dhe deklaratat e miratuara në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik. Ai theksoi se pavarësia e Kosovës nuk ishte një veprim unilateral, por kurorëzim i një procesi të dizenjuar e të drejtuar nga komuniteti ndërkombëtar, duke respektuar parimin themelor universal te vetvendosjes, gjë e cila është njohur edhe nga Gjykata Ndërkombëtare.