E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takim me delegacionin indonezian

Kryeministri Berisha priti sot në takim një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të Republikës së Indonezisë, të kryesuar nga Kryetar i Këshillit të Bashkëpunimit Ndërparlamentar. Pasi u uroi mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë vizitë si një kontribut real në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve e popujve.

Gjithashtu, kryeministri Berisha i njohu parlamentarët me ecurinë e reformave në të gjitha fushat dhe në veçanti me faktin që Shqipëria është tashmë vendi me barrën fiskale më të ulët në Evropë dhe me klimë shumë të favorshme për biznes dhe investime. Kreu i qeverisë prezantoi mundësitë e mëdha që vendi ofron në fushat e turizmit, energjisë hidrike, etj.

Në këtë kontekst, parlamentarët indonezianë e siguruan Kryeministrin Berisha se me kthimin në vendet e tyre ata do të bëjnë një lobing të fuqishëm për të nxitur investitorët indonezianë për të ardhur me investimet e tyre në Shqipëri. Ata shprehën vlerësim për mundësitë e mëdha që Shqipëria ofron, si dhe klimën shumë të favorshme që ka krijuar qeveria shqiptare për biznesin dhe investimet.

I njëjti delegacion është pritur sot edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›