E Shtunë, 31 Tetor 2026

I hiqet leja minerare firmes qe nxirrte baker ne Spac

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës vendosi sot revokimin e lejes minerare të shfrytëzimit për shoqërinë “Tete Albania Tunnel & Mining” shpk.

Vendimi është marrë pas kontrolleve të vazhdueshme që METE po ushtron prej disa muajsh, mbi subjektet që ushtrojnë aktivitetin minerar në vendin tonë.

Nga kontrollet e ushtruara vërehet se në minierë nuk është punuar dhe nuk punohet. Shoqëria nuk ka realizuar detyrimet në përputhje me projektin e zhvillimit të aktivitetit minerar, ndërkohë që nuk rezulton të jenë paraqitur nga shoqëria bilanci financiar periodik e vjetor, marrëdhëniet financiare me banka, sigurimet shoqërore, drejtorinë rajonale të tatime, marrëdhëniet me doganat etj.

Ministria e Ekonomisë garanton se, nuk do të lejojë asnjë kompani fantazmë apo sekserët e tyre që të mbajnë peng ekonominë shqiptare.

Ministria ka njoftuar sot 829 subjekte që ushtrojnë aktivitetin minerar në vendin tonë se, në rast se ato nuk do të plotësojnë kushtet e përcaktuara në këtë paketë ligjore, METE do të zbatojë sanksionet përkatëse.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›