E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takim me deputetët për festën e 8 dhjetorit

Kryeministri dhe kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një takim me deputetë demokratë në lidhje me festën e 8 dhjetorit. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se opozita po sulmon me gazetat e saj. "Ata që na quajnë mitingashë, na sulmojnë", tha ai. Sa i përket ultimatumit të opozitës, Berisha pohoi se ultimatumet e tyre i bëjnë nder. " Ne do vazhdojmë me Shqipërinë evropiane", theksoi ai.
Në takimin e zhvilluar selinë e Partisë Demokratike ishin të pranishëm deputetë të qarkut të Tiranës.
Ditën e djeshme në një në mbledhjen e grupit kuvendor , kryeministri Berisha paralajmëroi një miting madhështor më 8 dhjetor për të festuar 19-vjetorin e ditës kur studentët u ngritën kundër sistemit komunist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›