Berisha:Rama njeriu i aleancës punisto-mafioze

Kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ashpër ultimatumit të vendosur nga lideri i opozitës Edi Rama për hapjen e kutive të votimit. Duke e akuzuar kryesocialistin Edi Rama për kryesimin e një aleance punisto mafioze, lideri i maxhorancës pas një mbledhjeje me deputetët e PD-së së Tiranës ka bërë të qartë se nuk do të plotësojë kërkesat e tij për hapjen e kutive të votimit. Mbledhja e deputetëve demokratë të Tiranës ka zgjatur pak më shumë se 40 minuta dhe është përqendruar tek organizimi i festës së 8 dhjetorit , datën në të cilën sipas kryeministrit shqiptarët kanë shumë për të festuar.
Gjatë mbledhjes së deputetëve të PD-së së Tiranës, ndërkaq është prezantuar edhe Keltis Kruja si pasardhësi i Bujar Nishanit në postin e sekretarit të degës së PD-së për Tiranën.
Gjatë mbledhjes së deputetëve të PD-së së Tiranës, ndërkaq është prezantuar edhe Keltis Kruja si pasardhësi i Bujar Nishanit në postin e sekretarit të degës së PD-së për Tiranën.