Takim në Prespë, Papandreu fton Berishën dhe Gruevskin
TIRANË - Mediat greke raportojnë për një takim informal mes tre kyreministrave të vendeve fqinje, Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Takimi pritet të mbahet ditën e premte pranë liqeneve të Prespës.
Agjencia 'athens news' shkruan se ka qenë Kryeministri i Greqisë, George Papandreou, nismëtari i takimit. Ai ka ftuar Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha dhe atë të Maqedonisë, Nikola Gruevski për një takim në Parkun Kombëtar të Liqeneve të Prespës.
Tema e diskutimit do jete një iniciativë e përbashkët për ruajtjen e rajonit të Liqeneve te Prespës, qe shtrihet mes Greqisë, Shqipërisë dhe Maqedonise. Nuk dihet ende nëse do të bisedohet edhe për çështje të tjera të rëndësishme të tre vendeve.