Braçe: Prokuroria të hetojë Olldashin

Partia Socialiste ka kërkuar sot që prokuroria të nisë hetimet ndaj ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi për shpërndorime në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.
"Refuzimi i Prokurorisë për të bërë detyrën ndaj një krimi të denoncuar, të hetuar por të pa gjykuar deri në dështim të qëllimshëm të vetë organit denoncues, krim i cili po kushton gjithnjë e më shumë para për buxhetin në krizë të Shqipërisë, dëshmon edhe më qartë për kapjen politike të.
PS e konsideron të rëndë këtë situatë e cila po precipiton si kriminale e me pasoja të jashtëzakonshme", theksoi Braçe.
Sipas tij, kostoja që po kalon dyfishin e vlerës së kontratës qeveritare dëshmon nivelin e lartë të abuzimit me paratë publike të shqiptarëve.
Për këtë arsye, Partia Socialiste i kërkon prokurorisë të nis procedim penal ndaj ministrit Sokol Olldashi "për veprën penale të shpërdorimit të detyrës me pasojë tejkalimin me gati 2 herë të vlerës së kontraktuar për ndërtimin e rrugës".