Berisha takim me të rinjtë e Partive Popullore Europiane

Lufta ndaj mafias dhe politika e taksave të ulëta janë tiparet e qeverisë që kryeministri Sali Berisha iu ka shpalosur të rinjve europianë dhe përfaqësuesve te Forumeve Rinore të Partive Popullore Europiane të cilët ndodhen prej 3 ditësh në Shqipëri. Duke u ndalur tek lufta ndaj krimit të organizuar dhe mafias kryeministri Sali Berisha ka vlerësuar veçanërisht edhe ligjin kundërmafias të miratuar pak ditë më parë në Parlament.
NdËrkaq para të rinjve të Partive Popullore Evropiane, Berisha ka shpalosur tendencën e qeverisë së tij për të ulur taksat.
Kryeministri Sali Berisha nuk ka lënë pa ironiaur edhe opozitën e cila sipas tij pavarësisht moshës që kanë drejtuesit e saj, të rinjte mbështetin PD-në.
Kryeministri ka vlerësuar veçanërisht rolin që të rinjtë luajtën në rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri .