Topalli-Buttiglione: Të arrihet kompromosi opozitë-maxhorancë

Faktori ndërkombëtar vazhdon të kërkojë arritjen e një kompromisi mes opozitës dhe maxhorancës. Edhe zëvendëspresidenti i parlamentit italian Roço Buttiglione pas një takimi me kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli ka deklaruar se është koha që opozita dhe qeveria të tregohen bujare dhe proceset demokratike të ecin normalisht. "Dua të them se zgjedhjet në Shqipëri ishin të monitoruara nga shumë organizma ndërkombëtare dhe vlerësimi unanim i Parlamenti Europian dhe organizmave të tjera që ndoqën këtë çështje ishte se zgjedhjet ishin të rregullta. Unë mendoj se është koha që opozita dhe qeveria të tregohen bujare për të ecur normalisht në proceset demokratike të vendit", u shpreh ai.
Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka nënvizuar gadishmërinë e Italisë për të mbështetur lëvizjen pa viza të shqiptarëve në BE.
Zëri i zëvendëspresidentit të parlamentit italian i shtohet kërkesave të shumë figurave të rëndësishme në arenën ndërkombëtare që kërkojnë arritjen e një kompromisi.