E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, takim në Urën Vajgurore

Kryeministri Berisha ka zhvilluar pasditen e së mërkurës një takim me banorët në Urën Vajgurore, të cilëve u ka premtuar rritjen e investimeve në infrastrukturë.

“Po ndërtohen rrugë kudo, qytetarët do të kenë infrastrukturë moderne”, ka deklaruar Berisha, i cili më pas e ka vënë theksin tek biznesi dhe investimet.

“Bizneset janë rritur falë taksës së sheshtë, si një nga mekanizmat kryesore për investimet. Investimet në vitet e fundit kanë qenë 4 miliardë dollarë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Tregtisë”, ka thënë Berisha.

Duke vazhduar bashkëbisedimin me banorët e zonës, kreu i ekzekutivit ka premtuar se, në katër vitet e ardhshme qeveria e tij do të investojë më shumë për fermerët./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›