Siria, OKB dënon përdorimin e “mercenarëve”

Këshilli i i të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dënoi përdorimin e mercenarëve të huaj nga ana e regjimit të Bashar al-Assad, në mësymjen e ndodhur në qytetin e Qusairit më parë gjatë muajit.
Votimi në Këshill u kalua me 36 vota pro, një kundër dhe tetë abstenime.
Rusia, mbështetësi i vetëm i madh i Damaskut zyrtar, e konsideroi këtë akt si “të turpshëm”, por në bazë të sistemit të rotacionit të përdorur mes pjesëmarrësve të Këshillit, Moska nuk ka të drejtë vote gjatë 2013-s.
Raportimet e mediave ndërkombëtare njoftuan gjatë javës se luftëtarë të Hezbollahut ishin midis pjesëmarrësve në luftime./Indeksonline./