E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, takim sekret me Nishanin

Kryeministri Berisha ka zhvilluar gjatë ditës së djeshme një takim sekret me presidentin Bujar Nishani, në Presidencë, raporton Shekulli. Takimi është zhvilluar pa kamera dhe për të nuk ka pasur asnjë njoftim si nga ana e Kryeministrisë, ashtu edhe nga Presidenca.

Mendohet që temë kryesore e këtij takimi të ketë qenë kryeprokurori i ri, pasi mazhoranca shumë shpejt pritet që të kërkojë dorëheqjen e Ina Ramës. Me siguri që do të kenë folur për emrat e mundshëm.

Që prej ardhjes së Nishanit në krye të Presidencës, marrëdhëniet e Berishës me këtë institucion janë përmirësuar, ndërkohë që Nishani ka marrë disa vendime të diktuara nga Berisha, siç ishte ai për shkarkimin e kreut të SHISH dhe vendosjen e Visho Ajazit në atë post.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›