E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takohet me Obama-n: Me premtoi viziten

Kryeministri Berisha ka takuar ne Danimarke, Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama.
“Ne dreke pata rastin te takohem shkurtimisht dhe te bisedoj me presidentin Obama, i cili tregoi nje interes te gjalle per Shqiperine. Une iu pergjigja interesit te tij se te gjithe shqiptaret po presin ngjarjen e premtuar, viziten e presidentit Obama ne Shqiperi. Presidenti  m’u pergjigj me shume kenaqesi: “It will happen”, do te ndodhe. Kjo ishte pergjigjja e shkurter, e prere dhe e qarte qe me dha”, u shpreh kryeministri Berisha. Ne vijim, ai eshte takuar edhe me sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton. “Me te shkembyem jo vetem pershendetje, por edhe  mendime te perzemerta. Sekretarja Klinton serish me premtoi se do te vizitoje Shqiperine”, shtoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›