Berisha takohet me studentët ballkanikë, sulmon Ramën

“Së pari jam i kënaqur që ju shikoj të gjithëve së bashku në Tiranë. Se dyti, dua t’ju siguroj se nëse shikoni në hartën e Evropës, do të shikoni një lider që është shumë i përkushtuar ndaj të rinjve, ai është Sali Berisha. Kam një lidhje të veçantë më të rinjtë. I kam mbështetur që prej viteve 1990 deri më tani”, tha Berisha.
Berisha tha se të rinjtë e universiteteve të Tiranës mendonin ndryshe nga diktatura e ashpër e asaj kohe. “Ne e fituam betejën në një mënyrë paqësore. Unë kam luftuar për vlera të cilat i kam besuar. Ju mund të jeni të pasur, mund të jeni të edukuar po vlera e vërtetë e lirisë është dinjiteti...Vetëm një vit pas rënies së murit të Berlinit. Të rinjtë nga Shqipëria e panë veten përballe tankeve të sistemit komunist”.
Berisha u tregoi studentëve ballkanikë se nën qeverisjen e tij numri i studentëve shqiptarë që ndjekin studimet e larta në vend është rritur ndjeshëm dhe se po ashtu përhapja e internetit në vend është rritur me ritme të jashtëzakonshme.
“Projekti ynë më i madh është integrimi në Bashkimin Evropian. Ne po hasim vështirësi pasi pas zgjedhjeve të vitit 2009, lideri i opozitës nuk njohu zgjedhjet dhe për dy vjet largoi deputetët nga Parlamenti. Ndërkombëtarët që monitoruan zgjedhjet thanë se nuk ka pasur asnjë provë manipulimi. Megjithatë unë i kam ofruar gjithçka përveç rinumërimit të votave pasi krijonte precedent. Në zgjedhjet e vitit 2011, mazhoranca ime fitoi me 140 mijë vota më shumë se opozita. Rama pas rreth 1000 protestave humbi edhe Tiranën, me pak vota por e humbi.”
Berisha më pas shtoi se jeta parlamentare po shkon drejt normalitetit dhe se ne po vijojmë me reformat me shpresën se sa më parë do të marrim statusin e vendit kandidat./Start/F. P/
2012-01-28 12:07