Spahiu sulmon PD-në: Aleancë me Athinën për shkarkimin tim

“Vota për shkarkimin tim nxori në pah aleancën e PD me Vangjel Dulen, një aleancë nën ngjyrat bardh e blu të flamurit grek dhe që po e detyrojnë kryeministrin Berisha të japë provën e radhës ndaj Greqisë. Ata mund ti bashkojnë votat por nuk mund të përçajnë kurrë dot shqiptarët”, tha Spahiu.
Këtë deklaratë, Spahiu e beri para aktivistëve të Aleancës Rinore Kuq e Zi, te mbledhur sot nga e gjithë Shqipëria ku u prezantua edhe kontrata Kuq e Zi. Përmes informimit për këtë kontratë, AK synon të arrijë të mbledhë rreth saj "1 milion aktivistë kuqezi" në Shqipëri dhe më gjerë.
“Për Aleancën Kuq e Zi demokracia dhe kombi, dinjiteti njerëzor dhe identiteti kombëtar, bashkimi i shqiptarëve dhe evropianizimi janë të pandashme. Makineria e ndryshkur e politikës shqiptare dhe lidershipi i krokodilit nuk mund të sfidojnë Aleancën Kuq e Zi, e cila qëndron mes Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, at Fishtës e Fan Nolit, Luigj Gurakuqit e Hasan Prishtinës, Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit si një urë mes brezash që u flijuan për liri dhe komb”, tha ai më Spahiu.
2012-01-28 14:33