E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Lëvizjet në kryesi, vendim unanim, nuk duhet të diskutohen

Partia Socialiste i është përgjigjur dje zërave kritikë ndaj rishpërndarjes së deleguarve të kryesisë me argumentin se vendimi është marrë nga strukturat më të larta të saj dhe si i tillë nuk duhet të diskutohet nga individë të veçantë. Sekretari për Burimet Njerëzore në selinë rozë, Armando Subashi sqaroi se rishpërndarja ka si qëllim forcimin e strukturave të PS s në bazë. Deputeti Subashi thekson se ndryshimet nuk kanë të bëjnë me listat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme, por për ti dhënë sipas tij një hov të ri riorganizimit të partisë. Kjo nuk shikohet dhe besoj nuk duhet parë lidhur me kandidimet e mundshme në listat që priten. Kjo është thjesht një masë që është marrë për ti dhënë një zhvillim, një hov, gjithë strukturave të partisë në 12 qarqet e vendit dhe padyshim që ka të bëjë me rritjen e pranisë, qoftë të deleguarve, qoftë të anëtarëve të Kryesisë, qoftë edhe të anëtarëve të Asamblesë me terrenin, tha Armando Subashi, deputet i PS.

Sekretari për Burimet Njerëzore deklaroi se në funksion të zgjedhjeve të ardhshme, PS ka gati strategjinë dhe tabelën me të dhënat e gjithë mbështetësve që do të aktivizohen për fushatën dhe për administratën zgjedhore. Funksioni do të jetë mundësia e përfshirjes së tyre në detyra të ndryshme, qoftë në fushatën zgjedhore, qoftë dhe në administratën zgjedhore. Ne jemi parti që synojmë pushtetin, dhe padyshim që e gjithë strategjia, i gjithë organizimi dhe gjithë taktika jonë është e përqendruar drejt këtij synimi, u shpreh Subashi. Një ditë më parë deputeti i qarkut të Beratit, Erjon Braçe refuzoi që të shkojë në Korçë ku është ngarkuar nga Asambleja Kombëtare, duke preferuar që të punojë në zonën ku është zgjedhor për disa mandate rresht si deputet. Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste, Erjon Braçe kërcënoi dy ditë më parë se do të japë dorëheqjen nga posti që ka, nëse nuk tërhiqet mbrapsht vendimi që e largon atë nga Berati, vendi ku është zgjedhur deputet, dhe e dërgon në Korçë. Qëndron në fuqi ajo që kam thënë, që për asnjë arsye, për asnjë moment, për asnjë ofiq, nuk do të lëviz nga plotësimi i mandatit në qarkun e Beratit, dhe më ngushtë në rrethin e Beratit. Pra, përpara ofiqit të anëtarit të kryesisë, natyrisht që kam detyrim përkundrejt. Njerëzve që kam zgjedhur këtu dhe natyrisht edhe ndaj socialistëve që kam punuar dhe kam ndarë të gjithë aktivitetin tim politik dhe elektoral. Nuk lëviz nga Berati për asnjë arsye,- deklaroi deputeti Braçe gjatë një prononcimi për mediat në Berat. Për shkak të mungesës së tij, në takimin organizativ të Korçës shkoi vetë Sekretari Organizativ, Blendi Klosi. Ky i fundit u mundua që të zbuste konfliktin që ka nisur brenda Partisë Socialiste ku deputetët kërkojnë që të vazhdojnë punën në zonat ku janë zgjedhur pasi sipas tyre e kanë më të lehtë lidhjen me elektoralin dhe e njohin zonën. Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e 22 janarit miratoi nismën e Kryesisë, për rishpërndarjen e deputetëve që janë pjesë e Kryesisë, duke i lëvizur nga qarqet ku dhe janë zgjedhur prej vitesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›