E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, dy në pranga për vjedhjen e një transformatori energjie

Policia bëri të ditur se janë arrestuar Besar Memaj, 19-vjeç, banues në lagjen “Uji Ftohtë” Vlorë si dhe Klaudi Mucaj, 21-vjeç, banues në lagjen “Uji Ftohtë” Vlorë ndërsa ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira personi i tretë.

Nga verifikimet e mëtejshme të kryera në këtë zonë ka rezultuar se këta shtetas po tentonin të vidhnin  transformatorin e energjisë elektrike, të cilin e kishin  e çmontuar dhe e kishin zhvendosur rreth 20 metra nga kabina elektrike, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu është bërë i mundur edhe identifikimi dhe shpallja në kërkim i bashkëpunëtorit të tretë në këtë tentativë vjedhjeje që mundi të largohej nga vendngjarja, i cili është shtetasi Feliks Halili, 19-vjeç, banues në lagjen “Uji Ftohtë” Vlorë. /Start/

                                                                                             2012-01-29 09:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›