Parandalohet një sulm terrorist në Pakistan, çaktivizohet bomba

Policia e Pakistanit ka çaktivizuar një bombë, në një tren pasagjerësh në veriperëndim të vendit.
Zyrtarë policorë bënë me dije se roja e kishte gjetur bombën në një çantë, në trenin që udhëtonte nga Karaçi në Peshauar. Sipas bluve, të cilët bënë të mundur caktivizimin, bomba përmbante 13 kilogramë eksploziv. Akti i terrorist vjen një ditë pas shpërthimit në një stacion të Lahores, ku humbën jetën 3 persona.
Ndërkaq Lshkar-e Baloçistan, një grup i panjohur më parë e që lidh veten me pakënaqësitë e pakicës baluçe, ka marrë përgjegjësinë për rastin e Lahores.