Timoshenko, lidhje intime me avokatin e vet apo truk i qeverisë? (VIDEO)
Ndërsa ish-kryeministrja ukrainase, Julia Timoshenko, e dënuar me 7 vite burg, ka nisur një grevë urie në burg, pasi thotë se është dhunuar nga rojet e burgut, mediat kanë nxjerrë një video, ku pretendohet se ajo shkëmben puthje pasionante me avokatin e vet.
Regjistrimi është në rezolucion të dobët, kështu që është pothuaj e pamundur të vërtetohet nëse aty janë ish kryeministrja dhe avokati i saj. Video është postuar edhe në Youtube dhe tregon një grua që ngjan me Timoshenkon dhe një burrë të ngjashëm me avokatin e saj, të cilët puthen.
Partia e ish-kryeministres, Batkivshchyna, e ka cilësuar videon të rreme, ndërsa dyshohet se prapa saj qendon qeveria, e cila po përpiqet që të tërheqë vëmëndjen nga greva e urisë së Timoshenkos.
Kjo e fundit është dënuar me 7 vjet burg për abuzime me pushtetin gjatë nënshkrimit të një marrëveshje për gazin me Rusinë. Perëndimi e ka dënuar ashpër vendimin për dënimin e saj, duke e cilësuar si politik.