Berisha takon Davutoglu biznesi turk interes të lartë për Shqipërinë
TURQI- Në ditën e dytë të vizitës në Turqi, Kryeministri Berisha zhvilloi sot, një mëngjes pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutoglu.
Biseda mes Berishës dhe ministrin turk u përqëndrua në klimën e favorshme ndaj biznesit për investime në Shqipëri, ndërsa u vlerësua performanca e ekonomisë shqiptare, e cila arriti të ruajë qëndrueshmërinë në kohë krize.
Zyra e kryeministrisë bën me dije se në takim u vlerësua rritja e madhe e shkëmbimeve ekonomike e tregtare midis të dy vendeve, gjatë këtyre 5 viteve, e cila ka kapërcyer vlerën e 400 milionë dollarëve dhe e investimeve turke në Shqipëri, të cilat i kanë kapërcyer një miliardë dollarë.
Nga ana e tij Davutoglu i shprehu kryeministrit Berisha gatishmërinë e ministrisë dhe shërbimit diplomatik të Turqisë për të zhvilluar modelet më të shkëlqyera të bashkëpunimit me shërbimin diplomatik shqiptar, përfshi edhe ofrimin e shërbimeve konsullore apo të tjera për qytetarët shqiptare në përfaqësitë turke nëpër botë, në ato vende ku nuk ndodhen përfaqësi diplomatike shqiptare.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer që të dy vendet kanë ndërtuar në fushën e sigurisë dhe në kuadër të NATO-s, si edhe u theksua roli i rëndësishëm, strategjik e i moderuar që Shqipëria ka luajtur në vijimësi në dobi të forcimit të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë.
Biznesi turk shpreh interes të lartë për Shqipërinë
Kreu i ekzekutivit mori pjesë edhe në forumin e parë turko-shqiptar, të biznesit të ekonomisë, ku të pranishëm ishin mbi 100 përfaqësues të biznesit të investitorëve më prestigjiozë turq si edhe mbi 60 përfaqësues të biznesit shqiptar.
Më tej, zoti Babaxhan e falenderoi Kryeministrin Berisha për faktin që gjatë kësaj periudhe shkëmbimet ekonomike e tregtare mes dy vendeve janë shumëfishuar, ndërkohë që investimet turke e kane kapërcyer shifrën e 1 miliardë dollarëve, një faktor shumë i rëndësishëm kontribues në ekonominë e Shqipërisë dhe mirëqenien e qytetarëve të saj. Ai rikonfirmoi angazhimin për t’i nxitur edhe më tej investitorët turq, për projekte të rëndësishme në Shqipëri si ato në fushën e turizmit, ndërtimit të infrastrukturave, energjisë, në shumë fusha të prodhimtarisë industriale e fason etj.
"Vizioni për Ballkanin është të jenë një zone ekonomike, me liri të lëvizjes së mallrave e njerëzve e të gjitha lehtësirat e tjera. Roli i Shqipërisë këtu është kyç. Vetëm kështu mund të garantojmë zhvillim e qëndrueshëm të vendeve tone", tha ai.
Në fund të takimit, në prani të kryeministrit Berisha dhe zv. kryeministrit Babaxhan, u nënshkrua memorandumi i bashkëpunmit mes postës së Turqisë dhe asaj shqiptare.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)