E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Engel: Kemi një jetë normale parlamentare

Share

Ashtu siç pritej, gjatë vizitës së tij në SHBA, kryeministri Berisha është takuar edhe me kongresmenin Eliot Engel. Në një njoftim të kryeministrisë thuhet se, Kryeministri Berisha e njohu me normalizimin e situatës politike dhe theksoi se forcat politike po punojnë normalisht në parlament, përfshirë për reforma të rëndësishme si ajo elektorale, miratimi i gjykatës administrative e të tjera masa të lidhura me rekomandimet e Bashkimit Europian.

Gjatë takimit, Kryeministri e njohu kongresmenin Engel me zhvillimet e fundit të rëndësishme në Shqipëri, në fushën politike, reformat e suksesshme, në fushën e ekonomisë dhe fusha të tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.

Më tej, pasi vlerësoi kontributin e zotit Engel në lidhje me promovimin e imazhit të shqiptarëve në botë, si dhe për përkrahjen ndaj Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj.

Kryeministri Berisha e njohu kongresmenin Engel me rezultatet e vizitës në SHBA dhe në veçanti, me takimin shumë miqësor me Sekretaren e Shtetit Clinton.

Në fund, natyrisht që Berisha, siç po bën me çdokënd tashmë, e ftoi Engel për 100-vjetorin e Pavarësisë, ndërsa ky i fundit premtoi se do të jetë i pranishëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›