E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderi i uniformave, ndjekje penale për Hysni Burgajn

Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, është në ndjekje penale për shpërdorim detyre. Kështu raporton e përditshmja Shqip, duke iu referuar burimeve të saj në prokurori. Shkak për këtë hetim është abuzimi me tenderin e uniformave. Për këtë tender ka gjetur shkelje edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndërkohë që është hetuar edhe nga antikorrupsioni i Kryeministrisë.

Sipas Shqip, dëmi financiar i shkaktuar nga ky tender është 1.5 miliardë lekë të reja. Nën hetim është edhe firma Gjergjefi, e cila kishte fituar edhe më parë tenderin për uniformat e policisë, por që ishte anuluar për shkak të shkeljeve të ndryshme, ku u ngritën edhe akuza për korrupsion.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›