LSI, Luan Rama: Nano duhet të jetë kandidati i së majtës për president
Share
Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka deklaruar se Nano duhet të jetë kandidat i të majtës për president të ri të vendit.
Duke folur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI në Shkodër, Luan Rama theksoi gjithashtu se zgjedhja e Presidentit është edhe një provë e maturisë politike në vend, raporton Ora News.
Gjithashtu Rama i është referuar edhe reformës zgjedhore duke shtuar se korrektimi i kodit është për barazinë e votes.
Luan Rama gjithashtu vlerësoi LSI-në si forca që krijon mazhorancën, ndërsa shtoi se strukturat e partisë në qytetin e Shkodrës janë të besueshme.