E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Sekui: Shqipëria mendohet si vend mysliman, por sështë e vërtetë

Share

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Etore Sekui, në një intervistë të gjatë me Janush Bugajskin për AS, thotë se ndryshe nga Turqia, Shqipëria nuk është vend mysliman dhe nuk është feja që e pengon për anëtarësimin në BE. Sipas tij, problem është zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Nga këndvështrimi i SHBA-së, arsyeja kryesore pse Turqia nuk do të pranohet në një të ardhme të afërt në BE është fakti që ajo është vend mysliman. Gjithashtu mendohet se Shqipëria është vend mysliman, gjë që s’është shumë e vërtetë. Në këtë mënyrë, po përzihet politika me fenë. Një pjesë e mirë janë të krishterë, thotë Sekui.

Gjeni më poshtë pjesë nga kjo intervistë.

- A mund të na thoni se si Brukseli dhe Uashingtoni i koordinojnë politikat e tyre ndaj Shqipërisë? A janë të njëjta? A keni të njëjtat objektiva? A keni të njëjtat programe, të njëjtat strategji? Si do ta përshkruanit këtë marrëdhënie ndaj Shqipërisë?

Faleminderit për këtë pyetje! Do përgjigjem në dy mënyra. Fillimisht, më lejoni të them se kemi bashkëpunim të shkëlqyer me ambasadorin amerikan. Si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional. Ambasadori Arvizu është ndër aleatët më të fortë, për të mos thënë më i forti, që kam për të promovuar integrimin evropian. Ai është një mik, një profesionist i shkëlqyer, dhe e ka kuptuar mjaft qartë se sa i rëndësishëm është ky proces, fillimisht për vendin dhe për ne si partnerë. Ambasadori Arvizu flet për integrimin evropian mbase më tepër se unë, dhe unë jam mjaft i kënaqur për këtë. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua. Kjo më çon në hapin e radhës. Ne kemi një unitet të fortë qëllimesh. Me unitet qëllimesh nënkuptoj se ne jemi të bindur që rruga drejt Bashkimit Evropian është rruga e stabilitetit dhe zhvillimit për Shqipërinë. Kjo është rruga e zhvillimit politik dhe atij ekonomik. Kjo është rruga për përmirësimin e vendit, situatës dhe jetëve të shqiptarëve. Do t’ju tregoj një sekret të vogël. Në një takim të nivelit të lartë, bashkëpunimi mes BE-së dhe SHBA-së në Tiranë u konsiderua një histori suksesi në të gjithë Ballkanin. Pra, një shembull që duhet të ndiqet. Mendoj se kjo është e dukshme. Jo vetëm që ndajmë të njëjtat vlera dhe kemi të njëjtat interesa, por kemi dhe të njëjtat bindje, të njëjtin unitet qëllimesh. Mendojmë se integrimi i Shqipërisë është diçka pozitive për vendin, rajonin dhe partnerët.

- Pra, Shqipëria s’duhet të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së? SHBA-ja do të jetë gjithmonë aleat në NATO dhe BE-ja është grupi në të cilin duhet të bëjmë pjesë duke qenë se jemi evropianë.

Mendoj se s’bëhet fjalë për zgjedhje. Mendoj se bëhet fjalë për jetën, interesat, dhe kjo është mjaft e qartë. E përsëris, me ambasadorin Arvizu ndajmë të njëjtin mendim thuajsë në çdo gjë. Konsultohemi shpesh. Eshtë ambasador i mençur dhe profesionist. I kërkoj këshilla për një sërë çështjesh. Shkëmbejmë mendime thuajse çdo ditë. Dhe ndajmë të njëjtin mendim për shumë çështje. Mendoj dhe shpresoj që kjo të perceptohet edhe nga jashtë. Shpresoj të jetë duke parë emisionin. Do t’i telefonoj për të pirë diçka më vonë.

- Jam i sigurt. Më lejoni të flas për disa vende të tjera, të cilat janë mjaft aktive jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin. Turqia dhe Rusia. Si do ta përcaktonit përqasjen e tyre ndaj këtij rajoni? E ndihmon kjo BE-në? E pengon atë? A e mbështet procesin e BE-së? Si e shihni ju? Veçanërisht Turqia. Siç e dini, Turqia ka qenë prej vitesh kandidate për në BE. Pavarësisht kohës, ajo s’duket të ketë bërë progres drejt pranimit. A mendoni se po kontribuon në evropianizimin e Ballkanit Perëndimor apo po prezanton një alternativë tjetër ndaj procesit të evropianizimit? E kam bërë shpesh këtë pyetje për politikën neo-otomane për të cilën personalisht mendoj se është e ekzagjeruar. Cili është mendimi juaj?

Kohë më parë, kam pasur mundësinë të bisedoj dy herë me Ministrin e Jashtëm turk. Një herë në Kabul dhe një herë tjetër në Stamboll. Kam mbetur i befasuar nga personaliteti i tij. S’mendoj se bëhet fjalë për alternativa të ndryshme. Personalisht, mendoj se zgjedhja e Shqipërisë për të përparuar në drejtimin

evropian është shumë e qartë. Nuk shoh ndonjë lloj konkurrence. Përkundrazi, mendoj se përvoja e vendeve që e kanë filluar procesin e negocimit mund të jetë e vlefshme për ata që s’e kanë nisur ende.

Nëse flasim në përgjithësi, mendoj se ne të gjithë ndajmë të njëjtat vlera dhe interesa për sa i përket stabilitetit të vendit, gjë që është jashtëzakonisht e rëndësishme. I kam ndjekur zhvillimet në vend dhe rajon para se të vija në Shqipëri, në fillim të vitit 2000. Kam qenë në Nju Jork në vitin 1997, kur Këshilli i Sigurisë miratoi rezolutën për autorizimin e ardhjes së Misionit Alba në Shqipëri në një moment shumë të vështirë. Unë isha në Romë…

- Pas kolapsit të piramidave.

Pikërisht. Kjo rezolutë u miratua për 18 orë, në kohë rekord. Ishte e premte, viti ’97. Unë isha në Romë dhe u mora personalisht me vizitën e parë të z. Thaçi atje. Jemi takuar kohët e fundit dhe e mbajmë mend atë vizitë jozyrtare. Gjithashtu jam kujdesur për vizitën në Romë të z. Rugova. Mbaj mend edhe një histori. Gjatë kohës kur ai do të nisej, për shkak të rrëmujës, një nga fëmijët e z. Rugova humbi një këpucë. Ne shkuam së bashku, jo me z. Rugova, për të blerë një palë këpucë të reja. Pas kësaj, kam shërbyer në Shqipëri që nga viti 2000. Pra, i kam ndjekur me vëmendje zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në vend. Kam mësuar se është në interes të të gjithëve që ky vend dhe kjo pjesë e botës të jenë të qëndrueshme. Po kthehem sërish te pyetja juaj. Unë besoj se ky interes është i përbashkët, ndaj është e nevojshme dhe e mundur ta zhvillosh. Më lejoni të vazhdoj me çështjen e Turqisë. Nga këndvështrimi i SHBA-së, arsyeja kryesore pse Turqia nuk do të pranohet në një të ardhme të afërt në BE është fakti që ajo është vend mysliman. Gjithashtu mendohet se Shqipëria është vend mysliman, gjë që s’është shumë e vërtetë. Në këtë mënyrë, po përzihet politika me fenë. Një pjesë e mirë janë të krishterë.

- Pra, po shihni shumicën e popullsisë dhe po përcaktoni fenë e një vendi. Por nëse çështja perceptohet kështu në disa nga vendet anëtare të BE-së, a do ta pengonte kjo progresin e Shqipërisë?

Jo. Mendoj se pasuria e Shqipërisë konsiston në kulturën e tolerancës, bashkëjetesës dhe mendoj se kjo është e rëndësishme. Kjo është vlerë. Nuk shoh se si ky diskutim mund ta pengojë. Në të vërtetë, nuk shoh ndonjë diskutim në këtë drejtim. Më besoni! Për çdo vend anëtar është e rëndësishme që Shqipëria të jetë e gatshme ta adresojë çështjen e integrimit me angazhim, gjë që mendoj se po e bën. Të adresojë disa çështje që lidhen me korrupsionin, sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor etj. Kjo është e rëndësishme.

- Do t’ju bëj edhe

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›