E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takon Hashim Thaçin, në Dhërmi

Dy kryeministrat, ai shqiptar Sali Berisha dhe kryeministri kosovar Hashim Thaçi kanë biseduar nga afër për situatën e krijuar në veri të Kosovës ditët e fundit.
Në këtë takim të zhvilluar në plazhin e Dhërmiut, kryeministri Berisha ka shprehur mbështetjen e qeverisë shqiptare për qeverinë e Kosovës.

Ky është takimi i parë mes dy kryeministrave Berisha-Thaçi pas ngjarjeve që po zhvillohen në veri të Kosovës.
Më herët kryeministri Berisha në një deklaratë për mediat, ka dënuar dhunën sulmet e ndodhura në Veri të Kosovës.
Këto akte, kryeministri i cilësoi provokime të rrezikshme të bandave të serbomëdhenjve, të financuara nga qarqe ultranacionaliste të Beogradit.

“Qeveria bën thirrje për uljen e tensionit dhe krijimin e kushteve për suksesin e dialogut dhe negociatave, në kuadër të procesit të Brukselit”, u shpreh Berisha.
Kryeministri deklaroi se qeveria shqiptare dënon aktet kriminale të falangrave të serbomëdhenjve, vrasjen e oficerit të FSK-së, djegien e ndërtesave, doganave dhe sulmin e djeshëm të armatosur ndaj KFOR-it.
Po ashtu, kreu i qeverisë në konferencën për shtyp zhvilluar ditë më parë, shprehu mbështetje për vendimin e qeverisë së Kosovës, për ndalimin e mallrave serbe në Kosovë si vendim i imponuar nga embargoja serbe për mallrat kosovare
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›