Kuba, masa radikale për amerikanët

Ligjvënësit kubanezë po kërkojnë dënime të ashpra për këdom që merr mara të qeverisë amerikane për të promovuar demokracinë.
Autoritetet kubaneze i quajtën disidentët kubanezë “mercenarë” të paguar nga SHBA-ja.
Reagimi pason një vendim të javës së kaluar të senatorit amerikan Xhon Kerri për t`i dhënë fund pezullimit të shumës së tij personale prej 20 milionë dollarësh për fondet për promovimin e demokracisë në Kubë.
Fondet megjithatë nuk janë lëshuar ende.
Ato janë pezulluar pasi një kontraktues i Departamentit Amerikan të Shtetit Alen Gros i burgosur në Kubë, po kërkon apelimin e dënimit të tij 15 vjeçar për shkak se kishte marrë pjesë në një fushatë amerikane për të ndihmuar hebrejtë kubanezë në prodorimin e internetit.