E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot votohet ne 10 komuna te vendit procesi po zhvillohet normalisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përgatitur të gjithë infrastrukturën e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të pjesshme që po zhvillohen sot në 10 komuna të vendit.

Sipas vendimit të miratuar nga KQZ-ja, sot votohet ne komunat Shllak dhe Shalë (Qarku Shkodër), ne komunat Pishaj dhe Papër (Qarku Elbasan), komuna Mollas (Qarku Korçë), komuna Kolsh (Qarku Lezhë), komuna Armen dhe Finiq (Qarku Vlorë), komuna Qendër Skrapar (Qarku Berat) dhe komuna Zall Dardhë (Qarku Dibër), ku po votohet për kandidatët për kryetar komune dhe për këshillin e komunës.

Në dy komuna, Shllak dhe Shalë, nuk u zhvilluan zgjedhjet më 8 maj, ndërsa në 8 njësitë e tjera vendore u vërejtën parregullsi dhe KQZ-ja vendosi përsëritjen e procesit zgjedhor.

Rreth 36 mijë eshte numri i votuesve që kanë të drejtë të marrin pjesë në këtë proces të pjesshëm zgjedhor për të zgjedhur drejtuesit e 10 njësive vendore në rang vendi, në tri prej të cilave votohet për herë të parë, ndërsa në 7 të tjera është shpallur pavlefshmëria ndërsa janë ngritur 102 qendra votimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë të gjithë bazën materiale dhe procesi po vijon normalisht ne te gjitha komunat ku votohet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›