Berisha takon Holtkemper, vlerëson projektet e financuara nga Gjermania
TIRANË - Kryeministri në largim Sali Berisha priti sot në një takim lamtumire ambasadoren e Republikës Federale Gjermane në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.
Kryeministri Berisha vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, të cilat janë forcuar dhe thelluar edhe më tej gjatë këtyre viteve në shumë fusha.
Në mënyrë të veçantë, shefi i qeverisë vlerësoi projektet e financuara nga vendi mik Gjermania dhe të zbatuara nga kompanitë gjermane në vendin tonë.
Nga ana e saj, ambasadorja gjermane znj. Carola Müller-Holtkemper falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e saj kryeministrit Berisha për bashkëpunimin e hapur që qeveria shqiptare dhe kryeministri Berisha kanë ofruar, si dhe për kontributin e dhënë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të miqësisë mes dy vendeve dhe popujve.
Ajo vlerësoi progresin e jashtëzakonshëm të realizuar nga Shqipëria në të gjithë këto vite, si dhe arritjet në fusha të ndryshme dhe uroi për suksese të mëtejshme në të ardhmen.
(er.nu/BalkanWeb)